Materiale konsumi
Gjithçka që konsumojnë makinat, e furnizuar nga MELARKO dhe e përshtatur me printerin, materialin e printimit dhe kushtet e punës.

Etiketa
Letër, sintetike, për ngrirje dhe me ngjitje të fortë, të prera në formatin Tuaj.

Shirita transferimi termik
Dyll, dyll-rrëshirë dhe rrëshirë, të përshtatur me materialin e etiketës dhe qëndrueshmërinë që Ju nevojitet.

Bojëra dhe tretës
Bojëra origjinale për kodues CIJ, DOD dhe me rezolucion të lartë, përfshirë bojëra me pigment dhe të përshtatshme për kontakt me ushqimin.

Koka printimi dhe pjesë këmbimi
Koka printimi, filtra, pompa dhe pjesë që konsumohen për modelet që instalojmë.